KEDS shpërndanë dhurata në Krushë për festat e fundvitit
Prishtinë, 19 dhjetor - KEDS ka shpërndarë rreth 580 dhurata për nxënës të ciklit të ulët dhe parashkollorë në dy shkolla fillore në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe, ndër fshatrat e prekura më së shumti në luftën e fundit në Kosovë.
Është viti i parë i funksionimit të KEDS dhe këto janë dhuratat e para që KEDS dhuron për festa të fundvitit me iniciativë të menaxhmentit të lartë të ndërmarrjes.
Sipas drejtorit ekzekutiv, Vedi Yesilkilic, fëmijët e kësaj treve meritojnë edhe më shumë dhe buzëqeshja e tyre në ditën e sotme tregon se ata janë të shëndoshë, të hareshëm dhe plotë vullnet për jetën e tyre.
Kjo buzëqeshje më emocionon shumë dhe nuk mund ta krahasojë me asgjë më të bukur, deklaroi z. Yesilkilic i emocionuar dhe entuziazmuar nga disponimi pozitiv i nxënësve.
Me rastin e festave të fundvitit KEDS ka shpërndarë dhurata për të treguar kujdes dhe ngrohtësi për fëmijët e Krushës, me qëllim që të njëjtit dhe familjet e tyre të mos ndjejnë që shoqëria nuk mendon dhe nuk kujdeset për ta.
Gjatë ditës së sotme mikpritja dhe ngrohtësia e pranuar në fshatrat Krushë e Vogël dhe Krushë e Madhe, na motivon edhe më tutje për të vazhduar me realizimin e qëllimeve tona në mënyrë që të minimizohen dhe / ose shuhen fare problemet në rrjetin e distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike.
Urime të gjithëve festat e fundvitit dhe urojmë që viti i ri të jetë më elektrizues dhe plot me energji.
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), është shoqëri aksionare me operim në tërë territorin e Kosovës. KEDS sh.a. ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.
KEDS Sh.A. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. Ky konzorcium kishte ofertuar me çmimin më të lartë në tenderin e hapur për privatizimin e ish- Distribucionit të KEK-ut.
KEDS Sh.A. ka 2,631 punëtorë duke qenë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.