KEDS refuzon rreth 50% të ankesave të qytetarëve
Prishtinë, 18 shkurt - Në zyrat e kompanisë për distribuimin e energjisë elektrike janë regjistruar deri tani mbi 2 mijë e 500 ankesa për rritje të faturave të energjisë elektrike.
Ankesa për rritje të faturave janë depozituar edhe në Zyrat e Rregullatorit të Energjisë.
Guri Shkodra, zyrtar për informim në KEDS shprehet se rreth 50% e ankesave të qytetarëve janë refuzuar, disa janë aprovuar plotësisht, ndërsa një numër pak më i madh është aprovuar pjesërisht.
Qytetarët ankohen se gjatë muajve të dimrit KEDS rrit në mënyrë artificiale faturat e energjisë elektike.