26 Dhjetor 2024

KEDS reagon në afat rekord

Prishtinë, 31 korrik - Për shkak të motit të lig dhe shirave të mëdha në Gjilan dhe Ferizaj, KEDS ka reaguar në afat rekord duke shkyçur nga rrjeti disa dalje për shkaqe sigurie dhe me qëllim të evitimit të rrezikut për banorët.

Për më shumë, moti i lig ka shkaktuar edhe prishje të një numri të madh të daljeve. Ekipet e KEDS në numër të shtuar janë në terren duke bërë të pamundurën që këto prishje të rregullohen në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor. Erërat e forta dhe të reshurat kanë shkaktuar shumë dëme në rrjet dhe kompanisë sonë, sidoqoftë jemi të motivuar dhe të angazhuar me kapacitet shtesë për sanimin e situatës aktuale në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor.

KEDS e ka trashëguar rrjetin distributiv të vjetëruar dhe në gjendje shumë të rëndë që fatkeqësisht nuk mund të përballojë erërat e forta, aq më shumë erërat me të cilat në këto momente po përballemi.

Por, është i zotuar në ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese janë intensifikuar deri tani dhe do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen. Kjo punë do të përshpejtohet më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore me energji elektrike për qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bazë të planit strategjik të investimeve.

 
Përfundimisht, kërkojmë ndjesë nga të gjithë konsumatorët për të cilët furnizimi me energji elektrike ka qenë i pamundur me shpresë se ndërprerje të tilla do të minimizohen ose  të zhduken fare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)