24 Dhjetor 2024

KEDS: Problemet me njësitë gjeneruese të KEK sjellin reduktime

Prishtinë, 28 tetor - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se për shkak të problemeve të prodhimit të energjisë elektrike në njësitë gjeneruese në KEK përkatësisht, të bllokut B2 në termocentralin Kosova B, gjatë ditës së djeshme nuk ka qenë i mundur furnizimi i rregullt me energji elektrike.

KEDS thekson se është në përpjekje të vazhdueshme për të siguruar import të mjaftueshëm për të mbuluar kërkesat e konsumatorëve për energji elektrike në territorin e Republikës së Kosovës.

"Nga KEK jemi lajmëruar për problemet me njësitë gjeneruese të Dielen (27 tetor 2013) me ç’ rast kemi filluar me aktivizimin e kontratave emergjente të importit, proces ky që kërkon kohë, kapacitet të disponueshëm në treg për importim dhe përgatitje teknike dhe nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor", thuhet në komunikatën e KEDS-it. 

 KEDS vazhdon përpjekjet për realizim të importit deri në ditët kur problemet në këto njësi të rregullohen. Nga KEK jemi lajmëruar që kjo njësi gjeneruese në termocentralin Kosova B (njësia B2) do të ri-fillojë prodhimin e energjisë elektrike deri në fund të kësaj jave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)