KEDS plaçk masive me njehsorë
Prishtinë, 25 shkurt - Kompania turke Çalik&Limak, e cila e ka privatizuar Distribucionin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka zbuluar një metodë perfekte për ti vjedhur konsumatorët e vet nëpërmjet njehsorëve elektrikë digjitalë.
Megjithatë, një vjedhje e tillë masive e konsumatorëve nuk i ka zgjatur shumë, pasi që është zbuluar nga institucionet kosovare, të cilat kanë marrë vendim për suspendimin e përkohshëm të njehsorëve, ndonëse nuk e zbulojnë zyrtarisht një vendim të tillë, duke i dalë në mbrojtje investitorit turk.
/Zëri/