KEDS pjesë e One stop shop për lejet ndërtimore
Nënshkrimi është bërë në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor si përkujdesëse kryesore e respektimit të Ligjit për Ndërtim.
Marrëveshja parasheh hapjen e të ashtuquajturës One stop shop, e cila do të funksionojë si një zyre e vetme në kuadër të Komunë së Prishtinës.
Aty, secili i interesuar do të aplikojë njëherësh për të gjitha pëlqimet që nevojiten për lëshim të lejeve ndërtimore.
Rasti i sotëm tregon se ne jemi të gatshëm të veprojmë aty ku e kërkon nevoja për tu shërbyer qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës sa më mirë dhe në mënyrë sa më efikase, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes Drejtori i Përgjithshëm i KEDS-it, z. George Karagutoff.
Krijimi i zyrës së tillë në Komunën e Prishtinës është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare me mbështetje të USAID-it. Ky është pilot projekt dhe parashihet të shtrihet shumë shpejt edhe në komunat tjera anekënd Kosovës.