26 Dhjetor 2024

KEDS pastron mbi 600 kilometra rrjet në tërë Kosovën

Prishtinë, 30 qershor - KEDS ka nisur pastrimin e rrjetit nga drunjtë në tërë territorin e Kosovës. Pastrimi do të bëhet në trasetë e linjave 35 kV (kilovolt), 10 kV  dhe  0.4  kV. Gjithsej do të pastrohen 633 kilometra rrjet.

Arsye e pastrimit të rrjetit nga drunjtë është pengesat që paraqisnin ata në kontakt me rrjet duke shkaktuar ndalesa të energjisë elektrike prej dhjetëra deri në mijëra konsumatorë, varësisht nga niveli i tensionit ku ndodh prishja, sidomos në kushte të rënduara atmosferike të shoqëruara me erëra të forta.

Prerja e disa drunjve do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët. Lidhur me këtë veprim që ndikon direkt në përmirësimin e shërbimeve për qytetarë, KEDS ka njoftuar edhe Agjensionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjensionin Pyjor të Kosovës dhe kuvendet komunale.

KEDS i falënderon për mirëkuptim agjencionet dhe kuvendet komunale përkatëse, sikurse edhe konsumatorët, pasi gjatë kryerjes së punës në terren, për shkaqe të sigurisë në punë, derisa të bëhet pastrimi i trasesë ku punohet, konsumatorët e asaj linje do të mbesin pa tension.

Lidhur më projektin KEDS ka angazhuar 30 punëtorë për një periudhë tremujore me mundësi vazhdimi sipas nevojës. Këta punëtorë do te punojnë në të gjitha distriktet e KEDS-it. Para fillimit të punës, KEDS ka mbajtur një trajnim me këta punëtor rreth sigurisë në punë, sikurse të gjithë i ka pajisur me vegla pune dhe pajisje personale mbrojtëse.

KEDS është kompani e përkushtuar ndaj konsumatorëve dhe ka për qëllim rritjen e kualitetit të shërbimeve në vazhdimësi. Kjo është dëshmuar edhe në praktikë, pasi kur janë bërë pak më tepër një vit nga fillimi i punës së kompanisë, dhjetëra-mijëra konsumatorë kanë shërbime dukshëm më kualitative falë investimeve të vazhdueshme anekënd vendit në Rrjetin e Shpërndarjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)