24 Dhjetor 2024

KEDS: Nuk ka fryrje të faturave të energjisë elektrike

Prishtinë, 9 janar - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ka deklaruar nuk i ka fryr faturat e rrymës.

Për të adresuar shqetësimet e konsumatorëve për faturat e dhjetorit dhe për të dhënë sqarime të nevojshme për mediat dhe konsumatorët, Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka organizuar Konferencë për media, më 9 janar 2013 në Hotelin Sirius në Prishtinë

“KEDS është gjithmonë i mobilizuar për lexim të drejtë të njehsorëve sidomos gjatë muajit të dimrit, pasi KEDS është i vetëdijshëm që për shkak të mënyrës se si llogaritet shpenzimi i energjisë elektrike në dhjetor dhe në muajt tjerë të dimrit mund të ketë paqartësi te konsumatorët. Për këtë KEDS ka krijuar grupe emergjente të veprimit apo grupe shtesë për shqyrtimin e ankesave me të vetmen arsye për të qenë afër konsumatorëve”, theksoi Naxhije Pajaziti Arifaj, Menaxhere e Departamentit për Komunikime me Media dhe Publik në KEDS.

 

Falë mobilizimit për menaxhimin e kësaj situate, shqyrtimi i ankesave për faturat e dhjetorit, për të gjithë konsumatorët, nga afati i përcaktuar 30-ditor, i përcaktuar me rregulla të Zyrës së Rregullatorit për Energji është zvogëluar në afat 15-ditor. Për më shumë, gjatë shqyrtimit të ankesave konsumatorët që kanë bërë ankesë lidhur me faturat e muajit dhjetor nuk do të shkyçen nga rrjeti elektrik në afatin sa zgjat shqyrtimi dhe zgjidhja e ankesës.

 

Me marrjen e kompetencave për distribuim dhe furnizim me energji elektrike, KEDS funksionimin e vet e mbështet në ligjet që miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Më saktësisht, rregulloret që i aprovon ZRrE, KEDS është i obliguar t’i respektojë në përpikëri. Pjesë e këtyre obligimeve është edhe respektimi i sistemit të tarifave të faturimit të energjisë elektrike, që do të thotë respektimi i tarifës verore e dimërore si dhe të bllok tarifave. Duke pasur parasysh se tani aplikohet tarifa dimërore dhe për shkak të temperaturave të ulëta, rrjedhimisht, edhe faturat vijnë më të larta. Dhe, ndonëse e kuptojmë shqetësimin e konsumatorëve, KEDS nuk mund të ndryshojë asgjë, por duhet të implementojë plotësisht çdo vendim të Zyrës së Rregullatorit.

 

Përveç zvogëlimit të afatit të shqyrtimit të ankesave të pranuara nga 30 në 15 ditë, KEDS ka shtuar kompetencat e Qendrës së Thirrjes, me ç’rast qytetarët përveç që mund të dorëzojnë ankesat në sportelet e KEDS, këtë mund ta bëjnë edhe përmes thirrjes në numrin kontaktues: 038 501 701 1000 ose përmes emailit në [email protected] si dhe përmes uebfaqes së KEDS te vegëza Ideja Juaj.

 

“Këtë e bëjmë pasi bashkëndjejmë me konsumatorët tonë dhe dëshirojmë të jemi sa më transparentë. Në këtë mënyrë dëshmojmë se i respektojmë në mënyrë të përpiktë ligjet e Republikës së Kosovës dhe se jemi në shërbim të plotë të konsumatorëve tonë. KEDS është gjithmonë i mobilizuar për lexim të drejtë të njehsorëve sidomos gjatë muajve të dimrit, pasi KEDS është i vetëdijshëm që për shkak të mënyrës se si llogaritet shpenzimi i energjisë elektrike në dhjetor dhe në muajt tjerë të dimrit mund të shfaqë paqartësi te konsumatorët”, theksoi Guri Shkodra, përgjegjës për komunikim me media në KEDS.

 

Për dallim nga muaji nëntor 2013, konsumi i energjisë elektrike në dhjetor është rritur për 35.34% dhe duke marrë parasysh sistemin tarifor të sezonit të dimrit të përcaktuar nga ZRrE, me tarifa të shkallëzuara që parashohin çmim më të lartë për shpenzues më të mëdhenj, konsumatorët janë ballafaquar me fatura më të larta për muajin dhjetor.

 

KEDS apelon te të gjithë konsumatorët që të dorëzojnë ankesat e tyre përmes formave zyrtare të përcaktuara dhe siguron të gjithë qytetarët që ankesat e tyre do të merren parasysh me seriozitetin më të madh dhe përfundimisht luten të gjithë të kursejnë energjinë elektrike duke pasur parasysh që veprime të tilla ndikojnë në zvogëlimin e konsumit dhe rrjedhimisht edhe në shumën e faturës mujore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)