KEDS: Njësia B2 është kthyer në prodhim vetëm pas 1 ore e gjysmë
Prishtinë, 26 shtator - KEDS ka njofuar se pas pranimit të informatës për probleme të vogla në njësinë B2 të termocentralit Kosova B të KEK natën e mbrëmshme, probleme këto që kanë shkaktuar ndërprerjen e prodhimit në afat të shkurtë kohor, falë përkushtimit maksimal të KEK njësia është kthyer në prodhim vetëm pas 1 ore e gjysmë.
Kërkojmë ndjesë për paqartësitë dhe duke marrë parasysh situatën e krijuar në sektorin e energjisë, lusim të gjithë konsumatorët të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë të përgjegjshme.