KEDS ndëshkon aktivizmin sindikal, largon nga puna sindikalistin Rashit Gashi
Prishtinë, 14 shkurt - Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka larguar nga puna sindikalistin Rashit Gashi, pa asnjë shpjegim, pa lajmërim paraprak dhe në kundërshtim flagrant me Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive.
Partia Socialdemokrate (PSD) vlerëson se kjo kompani ka zgjedhur hakmarrjen ndaj aktivizmit sindikal.
Kjo kompani sipas PSD-së është shembulli më i mirë i neoliberalizmit grabitqar në Kosovë. Rrjeti dhe shpërndarja e energjisë është një monopol natyror të cilin Kosova e ka privatizuar.
"Janë edhe rreth 300 kolegë tjerë të Rashitit që KEDS ka larguar nga puna. Shumë prej tyre kanë vendime gjykatash për t’u kthyer në punë, por KEDS nuk do të dijë për ligjet e Kosovës."
"Me largimin e Rashit Gashit, pronarët duan t’i japin mësim punëtorëve sindikalistë që guxojnë të angazhohen. Por, bashkimi dhe solidariteti i punëtorëve gjithmonë ka mposhtur frikën e ka rritur besimin", thekson PSD.
PSD konsderon se Qeveria e re ka histori të rezistencës kundër privatizimit të KEDS. Ishim qindra të arrestuar ditën kur u nënshkrua kontrata e privatizimit.
Veprimet që do të ndërmarrë ajo karshi kësaj çështjeje është një nga gurët provues për orientimin dhe politikat ekonomike.
PSD kërkon kthimin e menjëhershëm në punë të sindikalistit Gashi.