25 Dhjetor 2024

KEDS kompleton Nënstacionin 110/10(20) kV Prishtina 7

Prishtinë, 12 qershor - KEDS ka funksionalizuar Nënstacionin 110/10(20) kV Prishtina 7 duke lëshuar në punë 17 dalje 10(20) kV, nga të cilat përfitojnë direkt konsumatorët dhe bizneset e koncentruara në këtë pjesë të qytetit. Lëshimi në punë i tij ka ndikim indirekt në kualitet të energjisë edhe në shumë pjesë të kryeqytetit.

KEDS ka përfunduar një nga projektet më madhore në kryeqytet sa i përket Rrjetit të Shpërndarjes, nënstacionin e ri NS 110/10(20) kV Prishtina 7. Ky nënstacion tashmë është funksionalizuar dhe rrjedhimisht ka përmirësuar shërbimet e kualitetit të energjisë për mbi 10 mijë konsumatorë direkt e rreth 100 mijë indirekt, në mesin e të cilëve edhe biznese të kësaj zone të Prishtinës. “Kemi bërë lëshimin e 17 daljeve 10(20) kV në punë. Kjo është arritur falë angazhimit të madh dhe investimit prej 1.65 milionë eurosh”, tha Teuta Buçinca, projektmenaxhere. Lëshimi në punë i këtij nënstacioni është jetik për banorët e Prishtinës së Re. “Vetëm në zonën tek Ura për Gjilan, janë lëshuar në punë  4 dalje 10(20) kV që furnizojnë bizneset e alokuara aty dhe banorët e asaj ane. Tri dalje të reja janë punuar për lagjen Mati I. Nga kjo shihet se e veçanta e gjithë kësaj është se KEDS po i paraprin me investime shtrirjes së vendbanimeve të reja sipas planit urbanistik të qytetit”, tha Buçinca.

 

Ajo pjesë është ndërtuar vrullshëm, përderisa vendbanimet dhe bizneset i kishin paraprirë infrastrukturës. Kjo kishte bërë që të kishte vazhdimisht mbingarkesa në rrjet, reduktime të dhunshme si pasojë e tyre dhe prishje të shpeshta. Tashmë ky problem është evituar, përderisa gjendja është rikthyer diametralisht në të kundërtën, pra për të mirë. Nga funksionalizimi i plotë i këtij nënstacioni përfitues direkt janë konsumatorët e lagjeve Veterniku, Lagjja e Spitalit, Mati I, Hajvalia dhe Çagllavica. Përfitues janë edhe Miniera e Kishnicës dhe asetet e ndërmarrjes për furnizim me ujë “Prishtina”.

Një dalje e veçantë është implementuar edhe për Qendrën Klinike Universitare, që ishte lëshuar gjatë dimrit dhe ka rritur ndjeshëm sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe duke shtuar kështu në dy numrin e daljeve rezervë për QKUK-në.


Ky nënstacion pos furnizimit direkt të një pjese të madhe të kryeqytetit që shkon deri në lagjen Ulpiana, indirekt shkarkon nënstacionet tjera, veçanërisht Nënstacionin Prishtina 2, Prishtina 3 dhe Badovci.



KEDS gjithashtu ka kthyer në gjendje të mëparshme të gjitha trasetë ku janë punuar kanalet kabllore 10(20)kV nga nënstacioni 110/10(20) kV  Prishtina 7. Zgjedhja e traseve dhe punimi i kanaleve kabllore kanë paraqitur probleme dhe pengesa të shumta gjatë realizimit të projektit. “Gjatë punimit të kanaleve kabllore ka pasur segmente ku në të dy anët e rrugës trotuaret ishin të zëna me infrastrukturë nëntokësore të kompanive të tjera publike. Megjithatë, falë bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës dhe koordinimit me kompanitë publike kemi arritur që problemet t’i zgjedhim në terren”, tha Faruk Gjukaj, projektmenaxher i ndërtimtarisë. “Për më shumë, gjatë punimit të kanaleve kabllore, për shkak të infrastrukturës ekzistuese, ka pasur raste kur edhe kemi prerë asfaltin, mirëpo tashmë rrugët janë kthyer në gjendje të mëparshme”, shtoi Gjukaj.

NS Prishtina 7 është pjesë e investimeve të parashikuara nga kompania në shumën prej 110 milionë euro në pesë vitet e ardhshme dhe një shumë prej më shumë se 300 milionë euro në periudhën 15- vjeçare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)