26 Dhjetor 2024

KEDS-i kërkon ndihmën e qeverisë për ta përballur terrin

Prishtinë, 14 gusht - Nëse Qeveria e Kosovës nuk e subvencionon KEDS-in dhe KEK-un, zor që këtë dimër do të ketë energji elektrike pa reduktime.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e ka pranuar kërkesën e KEK-ut dhe KEDS-it që ta shqyrtojë mundësinë për subvencionim prej Qeverisë së Kosovës. Njëherësh i hapet rrugë ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Kjo pritet të miratohet në ditët në vazhdim pasi ZRRE ka pranuar ta hapë shqyrtimin e jashtëzakonshëm tarifor. Krejt kjo po arsyetohet në kërkesën e KEDS-it dhe KEK-ut, që këta të fundit e kanë bërë për përcaktimin e të hyrave maksimale të lejuara pas shpërthimit që ndodhi në Termocentralin “Kosova A”.Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë publik raportin me kërkesat e adresuara.

“Raporti Konsultativ shqyrton vlerësimet e të licencuarve lidhur me dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i 6 qershorit dhe ofron rekomandimet e ZRRE‐së për mbulimin e kostove financiare, të cilat janë të nevojshme për një furnizim të rregullt.\"

\"Pra, një ndër arsyet më të rëndësishme për këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor është të ofroj siguri të furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët, për të parandaluar rreziqet e mundshme të reduktimeve”, thuhet në raportin e ZRRE-së.

/tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)