26 Dhjetor 2024

KEDS furnizon pandërprerë për Festën e Bajramit

Prishtinë, 25 korrik - KEDS ka bërë të ditur se me angazhim të jashtëzakonshëm, ka arritur të ketë në dispozicion energji të mjaftueshme elektrike për furnizim pa ndërprerje për festën e Bajramit, me qëllim që ju të festoni  sa më mirë dhe në mënyrë dinjitoze.

KEDS është angazhuar që për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë festës së Bajramit, dhe do të importojë sasi të madhe të energjisë elektrike. Sasia e importuar do të arrijë 250 - 300 MW në orë derisa sasia e prodhuar në vend është 400 MW në orë. Vlera e përgjithshme e importimit brenda dy ditëve do të jetë rreth 400 mijë euro dhe bëhet me qëllim të sigurimit dhe mbulimit të kërkesës së konsumatorëve dhe përfundimisht ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për të gjithë konsumatorët.

Duke marrë parasysh gjendjen e fundit të krijuar në sektorin e energjisë dhe zvogëlimin e prodhimit në nivel të lartë, KEDS vazhdon me importimin e energjisë elektrike në vlerë prej 150 – 200 mijë euro në ditë me të vetmin qëllim të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike pandërprerë.

Për të lehtësuar furnizimin në këto ditë të vështira për sektorin e energjisë, luten të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë të kujdesshme. Veprimi i tillë është në dobi të të gjithëve, të sektorit të energjisë dhe të konsumatorëve.

Ndryshe, KEDS mbetet kompani e përkushtuar në furnizim sa më stabil me energji elektrike, dhe këtë e kemi dëshmuar edhe së fundmi duke importuar sasi të mëdha të energjisë elektrike pas fatkeqësisë në termocentralin Kosova A të KEK.

Por, dihet se ka trashëguar rrjet shumë të vjetruar të distribuimit dhe në gjendje shumë të rëndë, prandaj në disa raste po ndodhin prishje, të cilat po evitohen nga punëtorët e KEDS-it në kohën më të shkurtër të mundshme. Ne sigurojmë se jemi të përkushtuar dhe të motivuar plotësisht nga burimi ynë i energjisë – konsumatorët për të vazhduar me zëvendësimin e këtyre pajisjeve të vjetra.

Ndryshimet radikale nuk mund të ndodhin mbrenda ditës, andaj i lusim konsumatorët për durim. Për më shumë,  KEDS do të investojë më shumë se 300 milionë euro në periudhë 15- vjeçare për të siguruar shërbimet më kualitative që konsumatori ynë i meriton.

Këto ndryshime kanë filluar të ndodhin gjatë këtij viti, investimet do të intensifikohen më tepër gjatë vitit të ardhshëm. Me premtimin se do të jemi gjithmonë në shërbimin tuaj, urojmë që festa Bajramit të jetë elektrizuese dhe plot energji.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)