KEDS furnizon pandërprerë për festa
Prishtinë, 30 dhjetor - KEDS me angazhim të jashtëzakonshëm, ka njoftuar se ka arritur të ketë në dispozicion energji elektrike të mjaftueshme për furnizim pa ndërprerje për festat e fundvitit, me qëllim që ju të festoni në mënyrë sa më të këndshme dhe dinjitoze.
\"Prandaj, apelojmë që, për të mirën tuaj, ta shfrytëzoni atë në mënyrë racionale dhe efikase, sikurse duke siguruar alternativa tjera të ngrohjes, gjë që ndikon drejtpërdrejt në faturën tuaj\".
Shfrytëzimi i kujdesshëm i energjisë elektrike është i dobishëm në këtë kohë sidomos duke marrë parasysh faktin se muajt dhjetor dhe janar janë më të ftohtit dhe me shume festa, e kjo ndikon direkt që konsumi i energjisë elektrike të rritet. Tarifat i aprovon Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe e urdhëron KEDS-in ti zbatojë ato në përpikëri. Këto tarifa të pandryshuara janë në fuqi që nga mesi i vitit 2012, ndërsa nga muaji maj 2013 aplikohen strikt nga KEDS, kur kemi marrë përsipër menaxhimin e distribuimit të energjisë elektrike.
KEDS ka përgatitur dinamikën e leximit dhe zotohet se ajo do të jetë e barabartë, pra fiks një muaj si për dhjetor 2013, ashtu edhe për janar 2014 për të siguruar konsumatorët për lexim të drejtë. Por, në çdo kohë duhet tu mundësohet zyrtarëve të KEDS-it çasja në njehsorin tuaj, në mënyrë që leximi të bëhet në afatin e duhur kohor dhe të jetë i drejtë.
Ndryshe, KEDS mbetet kompani e përkushtuar në furnizim sa më stabil me energji elektrike. Por, dihet se ka trashguar rrjet shumë të vjetruar të distribuimit dhe në gjendje shumë të rëndë, prandaj në disa raste po ndodhin prishje, të cilat po evitohen nga punëtorët e KEDS-uit në kohën më të shkurtër të mundshme.
Ne sigurojmë se jemi të përkushtuar dhe të motivuar plotësisht nga burimi ynë i energjisë konsumatorët për të vazhduar me zëvendësimin e këtyre pajisjeve të vjetra.
Ndryshimet radikale nuk mund të ndodhin mbrenda ditës, andaj i lusim konsumatorët për durim. Për më shumë, KEDS do të investojë 110 milionë euro në 5 vitet e ardhshme dhe më shumë se 300 milionë euro në periudhë 15- vjeçare për të siguruar shërbimet më kualitative që konsumatori ynë i meriton.
Këto ndryshime kanë filluar të ndodhin gjatë këtij viti, investimet do të intensifikohen më tepër gjatë vitit të ardhshëm. Me premtimin se do të jemi gjithmonë në shërbimin tuaj, urojmë që festat e fund-vitit të jenë elektrizuese dhe plot energji.