25 Dhjetor 2024

KEDS apelon për kursim të energjisë elektrike

Prishtinë, 30 janar - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ka theksuar se gjatë ditëve të fundit konsumi i energjisë elektrike ka arritur në mbi 1000 megavatë/orë.

Kjo sipas KEDS paraqet një rritje të konsiderueshme në krahasim me javët e mëhershme të shpenzimit të energjisë elektrike që vije kryesisht nga përdorimi i saj për ngrohje nga konsumatorët e amvisërisë.

KEDS thekson se në këtë situatë kursimi dhe shpenzimi i kujdesshëm i energjisë elektrike është i domosdoshëm dhe ndihmon në krijimin e rrethanave lehtësuese për konsumatorët që të kenë fatura të përballueshme.

Por, për këtë kërkohet përdorim efiçient, sikurse energjia elektrike assesi të mos përdoret për ngrohje, sidomos në ambientet ku ka mundësi reale që të përdoren format alternative siç janë lëndët djegëse. Ato janë më të lira dhe më të favorshme për ngrohje.

Kjo për arsye se tarifat dimërore të energjisë elektrike të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) janë më të larta se ato verore dhe KEDS është i obliguar t’i respektojë tek secili konsumator pa dallim. KEDS është kompani e përgatitur dhe është e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për konsumatorët e vet.

Kjo edhe po ndodh gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit, kur temperaturat janë vazhdimisht nën zero. Por, konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përcjellin në vazhdimësi harxhimet e tyre.

Konsumatorët mund të përcjellin orët e tyre duke u nisur nga gjendja në faturën e fundit dhe e shohin sa kilovatë po harxhojnë çdo ditë duke e llogaritur diferencën në mes të gjendjes në faturë dhe lëvizjes së gjendjes në njehsorin e tyre. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)