Kapen 80.000 euro gjatë tentim kalimit të kufirit
Prishtinë, 30 tetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka edhe më tutje me zbulime të mallrave ilegale në vend. Në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës Oficerët Doganor kanë kapur dy raste të tentim kontrabandimit, njërin me mjete monetare dhe një tjetër me telefona mobil me vlerë të lartë.
Në hyrje të Pikë Kalimit Kufitarë të Vërmicës, Oficerët Doganor kanë selektuar një automjet për kontrollë.
Vozitësi dhe bashkë-udhëtari prezent në automjet kanë pohuar që nuk kanë asgjë për të deklaruar, me çrast oficerët doganor kanë filluar me kontroll rutinore të automjetit ku në pjesën e pasme të automjetit në mes të ulëseve kanë hasur në mjete monetare në shumë prej 41,000.00.
Pas kontrollit detal të automjetit, i është nënshtruar edhe kontroll trupore ndaj vozitësit dhe bashkë udhëtarit, ku tek vozitësi janë gjetur mjete monetare të fshehura në shumë prej 29,000.00 ndërsa tek bashkë udhëtari janë gjetur 10,000.00 gjithashtu të padeklaruara, në total janë zbuluar 80,000.00.
Me ketë rast palët në fjalë kanë bëre shkelje të ligjit duke mos deklaruar mjetet monetare në vlerë mbi 10,000.00.
Komfort ligjit: 04L-178. me të cilin është ndryshuar dhe plotësuar Ligji Nr.03L-196 që ndërlidhet me shkeljet nga neni 29 personave të sipër cekur i konfiskohet shuma e mjeteve prej 25% e totalit të mjeteve të pa deklaruara, në ketë rast i konfiskohen 20.000,00 . Me urdhër të prokurorit janë arrestuar dy personat tek të cilët është gjetur kjo sasi.
Një rast tjetër, po ashtu në Pike Kalimin Kufitare në Vërmicë një automjet i tipit Golf VI me targa të Kosovës është selektuar për kontroll, më pas edhe ndaj personave prezent në automjet i është nënshtruar kontroll trupore.
Gjatë kontrollit trupor ndaj vozitësit të automjetit Oficerët Doganor kanë zbuluar telefona mobil të vlerave të larta.
Gjate kontrollit më detal te automjetit janë zbuluar edhe disa fatura te mallit te zbuluar, bazuar ne këto fatura vlera e mallit arrin shumen prej 8,587.00.Malli i zbuluar është konfiskuar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë kundërvajtëse.