Kanadezët të gatshëm të investojnë në fushën e mjedisit
Prishtinë, 26 maj - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim ambasadorin kanadez, Daniel Maksymiuk, së bashku me disa investitorë të cilët kanë shprehur dëshirën të investojnë në fushën e mjedisit dhe minierave.
Fillimisht ministri Agani e njoftoi delegacionin nga Kanada me projektet të cilat MMPH-ja i ka realizuar dhe vazhdon ti realizojë, duke ftuar investitorët nga ky shtet që të investojnë në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e mjedisit.
Ministri Agani, deklaroi se ministria që ai drejton, por edhe Qeveria e Kosovës në përgjithësi, janë duke punuar në vazhdimësi që të krijojnë një klimë të favorshme për investitorët e huaj.
Ambasadori i Kanadasë, Daniel Maksymiuk, e falenderoi ministrin Agani për pritjen, duke e siguruar që shteti nga ai vjen do të vazhdojë të përkrahë këtë ministri në fushën e mjedisit.
Ai tha se investitorët kanadez kanë shprehur interesimin të investojnë në fushën e mjedisit me theks të veçantë në miniera.