Kanadaja shënon rekord të temperaturës më të lartë të të gjitha kohërave
British Columbia, 29 qershor - Fshati Lytton në provincën e British Columbia regjistroi të dielën temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave në Kanada prej 46,1 gradë Celcius.
"Maksimumi ditor mund të jetë më i lartë, kështu që ndiqni të dhënat zyrtare", shkroi në Twitter agjencia meteorologjike "ECCC Weather British Columbia", burimi zyrtar i motit dhe klimës në Kanada.
Rekordi i mëparshëm ishte 45 gardë Celcius i matur më 5 korrik 1937 në Yellow Grass dhe Midale, Saskatchewan, tha agjencia.
Rekordi i vjetër në British Columbia u regjistrua në vitin 1941 në 44,4 gardë Celcius.
Ndërsa pjesët perëndimore të Kanadasë janë nën paralajmërimet e nxehtësisë, një mot i freskët pritet deri në fund të kësaj jave.