Jo hetim për korporatën energjetike kineze
Londrë, 29 dhjetor - Zyra e Tregjeve të Gazit dhe Elektricitetit, autoriteti rregullator i energjisë në Britaninë e Madhe, njoftoi se nuk do të zhvillojë hetim ndaj Korporatës Kombëtare të Energjisë Bërthamore të Kinës nëse ajo bëhet partnere bashkëpunimi në ndërtimin e centralit bërthamor të Somersetit.
Rregullatori britanik i energjisë u shpreh se partnerja e korporatës kineze, \"EDF Energy\", ka licensë, kurse pala kineze merr pjesë në këtë projekt si investitor i vogël, prandaj nuk do të zhvillohen hetime ndaj saj dhe as nuk do të kufizohet konkurrenca e plotë tregun e energjisë elektrike. Tregu mund të kërkojë vetë nga institucionet përkatëse mbikëqyrëse të zhvillojnë diskutime lidhur me problemin e investitorëve.