Java që vjen do të mbajë mot kryesisht me diell
Prishtinë, 8 qershor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se javën që vjen do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat do të sillen prej 26 deri 30 gradë celsius. Moti me diell dhe i qetë do të jetë përgjatë tërë bregdetit shqiptar.
Vendi do të ndikohet nga fushat me presion stabil atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10C-13C celsius, kurse , maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26C deri 30C, në fundjavë.
Shtypja atmosferike do ti ruaj vlerat e normales, lagështia relative e ajrit, në mëngjes do të jetë 83%, gjatë ditës do të bie në 37%, dukshmëria horizontale do të arrijë mbi 10km, kurse era deri të premten do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa gjatë vikendit do ta ndërrojë drejtimin kah juglindja.
Gjatë javës ( të mërkurën dhe të enjten)vende-vende pritet të ketë edhe riga lokale shiu, të cilat do të përcillen edhe me shkarkime rrufesh.
Në bazë të parashikimeve numerike edhe për gjatë bregdetit shqiptar , duke filluar nga Velepoja e deri në Vlorë do të mbajë mot me diel l dhe relativisht i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13C deri 15C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C deri 30C celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s, kryesisht në orët e pasdites, thuhet në parashikimin e IHMK-së për javën në vijim.