21 Dhjetor 2024

Java e dytë e nëntorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike .

Prishtinë, 7 nëntor - Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e dytë e nëntorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sot mot do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Nesër do të mbaj mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Të mërkurën moti me intervale të gjata me diell. Vranesira të pakta , kryesisht rreth relievit malor.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Në mëngjes parashihet mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmerinë horizontale.

Edhe të enjten mot kryesisht i ngjashem me diten e merkurë, por që vranesirat parashihen të jenë më intensive edhe per rreth viseve mesatare dhe të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
.
Ndërkaq të premten moti parashihet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit dhe jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Gjatë vikendit sërish parashihen reshje të shiut.
.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)