Java do të filloj me mot me vranësira dhe kushte për reshje
Prishtinë, 25 nëntor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java do të filloj me mot me vranësira dhe kushte për reshje. Reshjet parashihen të jenë të karakterit lokal.
Të martën dhe të mërkurën parashihen të mbajë mot i qëndrueshëm me vranësira dhe intervale me diell.
Të enjten dhe të premten sërish parashihet destabilizim i motit, duke u krijuar kushtet për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 12m/s.
Kjo situatë meteorologjike që do të mbizotërojë gjatë javës së ardhshme, do të mundësoj qarkullim aktiv dhe të vazhdueshëm të masave të ajrit, kështu që cilësia e ajrit po thuaj se gjatë gjithë javës, parashihet të jetë në vlerat e shëndetshme.