Japonia do të përkrahë Kosovën në fushën e ambientit
Prishtinë, 16 dhjetor- Në Tokio të Japonisë sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi dhe zv/ministri Ilir Mirena janë takuar me zv/Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kazuyuki Hamada.
Takimi është zhvilluar në vazhdën e vizitës zyrtare të një delagacioni të MMPHsë në shtetin e Japonisë.
Në takim u diskutua për zhvillimin e deritashëm të raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Japonisë, si dhe thellimin e mëtejm të tyre.
Minisitri Gashi ka falenderuar zv/Ministrin Hamada, për ndihmën që Qeveria dhe populli i Japonisë kanë dhënë për Kosovën që prej vitit 1999. Në anën tjetër, edhe zv/Ministri Hamada duke konfirmuar marrdhëniet e mira ndërshtetërore mes dy vendeve ka falenderuar popullin e Kosovës për solidarizimin me popullin e Japonisë pas katastrofës natyrore të marsit të këtij viti.
Gjatë vizitës, ministri Gashi dhe delegacioni përcjellës kanë pasur takim edhe me Zëvendës Presidentin e Oragnizatës Japoneze për Bashkpunim Ndërkombëtarë (JICA), Ichikawa Masakazu. Me përfaqësuesin e lartë të JICA-së u diskutua mundësia që Qeveria e Japonisë të aprovojë kredi të buta për Kosovën në fushën e investimeve në infrastrukturë dhe mbrojtje të mjedisit.
NJëkohësisht, të dy palët u ndanë të kënaqur me projektin për furnizim të komunave të Kosovës me 37 kamion për grumbullim të mbeturinave, financuar nga JICA.
Projekti kap vlerën rreth 5 milion euro, ndërsa kamionet e parë do të sjellen në Kosovë gjatë muajit gusht të vitit 2012. Po ashtu, për të gjitha këta kamion janë siguruar edhe pjesët rezervë.
Ceremonia e nënshkrimit të kontratës do të bëhet të hënën.
Vazhdimi i bashkëpunimit të mirë mes MMPH-së dhe JICA-as pritet të vazhdojë me mbështetjen për projektin e krijimit të hartave topografike të Kosovës, si dhe projektet të tjera në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinorë.