Japoni, protesta kundër energjisë bërthamore
Tokio, 12 nëntor - Në Japoni sot u mbajt një demonstratë jashtë Paralmentit, ku pjesëmarrësit i bënë thirrje qeverisë ti japë fund programit të energjisë bërthamore, pas krizës së shkaktuar nga termocentrali i Fukushimës.
Demonstrata u organizua nga Koalicioni Kundër Armëve Bërthamore. Pjesëmarrësit shprehën frikën për përsëritjen e shpërthimit që ndodhi vitin e kaluar në termocentralin e Fukushimës, të shkaktuar nga tërmeti dhe cunami. Aksidenti e detyroi Japoninë ti çaktivizojë të 50 reaktorët që ishin në funksionim.
Qeveria japoneze ka premtuar të kalojë nga përdorimi i energjisë bërthamore në energji të rinovueshme, si ajo diellore dhe e erës, por nuk ka dhënë ndonjë afat për këtë kalim.