Jaht me energji diellore
SHBA, 16 maj - Deri në ditët e sotme kemi shikuar shumë gjëra që punojnë me energji diellore. Është vërtet magjepsëse pika ku na kanë dërguar rrugët e përftimit të energjisë së pastër.
Është vërtet e habitshme. Ky jaht, rreth 31 metra i gjatë punon plotësisht me energji të prodhuar nga panelet diellore.
Energjia prej 103 KW, e prodhuar nga panelet që ndodhen në sipërfaqe të këtij mjeti lundrues depozitohet në bateritë e jahtit. Me tu nevojitur ajo energji përdoret. Në mënyrë që jahti të marrë rrugën, harxhon vetëm 20 kw.
Duke parë këtë dizajn të veçantë, nuk do jetë surprizë që në vitet e ardhshme të shikojmë dhe modele me të përparuara të jahteve.