Italia refuzon kalimin e tubacioneve të gazsjellësit TAP
Romë, 12 shtator - Komiteti i rajonit të Puglias ka refuzuar kalimin e tubacionit të gazsjellësit TAP në territorin e saj për shkak të mungessës së të dhënave të nevojshme për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik.
Sipas italianëve nuk ka të dhëna të mjaftueshme mbi teknologjinë që do të përdoret për zbatimin e projektit.
Gazësjellësi transadriatik (TAP) është projekti i tubacionit për gazin natyror që do të transportoje gaz përgjatë 520 km nga rajoni i Kaspikut, nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, përmes Adriatikut, për në Itali dhe më tej në Evropën Perëndimore.