Ismajli ftohet në Berlin, Thaçi nuk e merr me vete
Prishtinë, 28 gusht - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë jashtë delegacionit të Kosovës, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, edhe pse ky i fundit ishte ftuar nga Qeveria gjermane .
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë jashtë delegacionit të Kosovës, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, edhe pse ky i fundit ishte ftuar nga Qeveria gjermane për të marrë pjesë në Konferencën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.
Në vend të tij, për në Bruksel ka udhëtuar bashkëpartiaku i Thaçit, Besim Beqaj, që është ministër në detyrë i Financave.
Ministri Ismajli, i cili vjen nga partia Aleanca Kosova e Re, ka treguar për Kohën Ditore se kishte kryer të gjitha përgatitjet për temat që do të diskutoheshin në konferencë, ndërkohë në momentet e fundit i është thënë se ai nuk do të udhëtojë për në Berlin.