Irani ndërton centralin e parë diellor në botë
Teheran, 18 dhjetor - Organizata për energjitë e reja të Iranit bëri të ditur se sot në qytetin Jazd në qendër të Iranit është inauguruar centrali i parë në botë që prodhon energji elektrike nëpërmjet energjisë diellore.
Jusef Armodeli, drejtues i kësaj organizate theksoi se në ndërtimin e këtij centrali janë përdorur pasqyrat diellore dhe ky central është i aftë të prodhojë energji elektrike edhe duke përdorur gaz natyror.
Ndërtimi i këtij centrali do ti shtojë 467 megawat energji elektrike rrjetit kombëtar të energjisë elektrike të Republikës islamike.