Irani i pret dritat dhe e lë Irakun në errësirë
Teheran, 3 janar - Ministria iraniane e Energjisë Elektrike deklaroi se e ka ndërprerë plotësisht rrymën që i jepte Irakut, për shkak të borxhit të akumuluar deri në 1 200 megavat, energji të cilën ia ka dhënë me 5 linja kryesore të tensionit të lartë.
Ministria është duke biseduar me Ministrinë e Financave për mbulimin e një pjese të borxhit, me qëllim për të mos e ndërprerë plotësisht energjinë elektrike që i shitet Irakut, thuhet në njoftimin e ministrisë iraniane të energjisë elektrike.
\"Iranit më parë i është paguar borxhi prej 100 milionë dollarë. Por, për mbulimin e borxhit të akumuluar nuk është siguruar asnjë burim\", vijon e njëjta komunikatë.