Irani dëshiron të furnizojë Europën me gaz natyror
Teheran, 15 prill - Ministri iranian i Industrisë Mohammad Reza Nematzadeh tha të hënën se Irani mund të furnizojë Europën me gaz natyror.
Sipas tij Irani nuk konkuron Rusinë, por duke iu përgjigjur kërkesave në rritje të vendeve të BE-së për gaz natyror, shpreson të përmbushë mungesën e pjesshme të këtij burimi natyror.
Sipas analistëve, deklarata e ministrit Nematzadeh shpreh qëndrimin aktual të Iranit, kur BE-ja përpiqet të ulë varësinë ndaj energjisë së importuar nga Rusia.
Nga ana tjetër, Irani mund të fitojë mbështetje nga BE-ja mbi bisedimet rreth çështjes bërthamore si dhe pakësimin e sanksioneve ndaj tij.