22 Dhjetor 2024

Iraku nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare për gazin

Bagdat, 8 qershor - Iraku, vendi i 10-të në botë me rezervat më të mëdha të gazit natyror, ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me kompanitë ndërkombëtare për shfrytëzimin e këtyre rezervave.

Ministria e Naftës së Irakut ka nënshkruar një marrëveshje me një konsocium ndërkombëtar të udhëhequr nga Korporata Turke e Hidrokarbureve, TPAO, për zhvillimin e shtresave të pasura me gaz natyror dhe bërjen e tyre të shfrytëzueshme.

Marrëveshja përfshin zhvillimin e shtresave të gazit natyror dhe bërjen e tyre gati për shfrytëzim në Siba të provincës së Basrës dhe Mansurije të provincës së Dijalas.

Konsorciumi i udhëhequr nga Korporata Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO) nxjerrjen e gazit natyror do ta fillojë në vitin 2015, kurse në vitin 2017 prodhimi do të arrijë nivelin maksimal.

Parashikohet që në zonën e Siba-s të nxirret në ditë 3 milionë metra kub gaz natyror, kurse në Mansuriye 9 milionë e 600 mijë metra kub gaz.

Ministri i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Jëlldëz në lidhje me marrëveshjen tha: “Ne si Turqi, si Korporatë e Hidrokarbureve, si kompani private do të bëjmë më shumë se sa na takon në lidhje me normalizimin e situatës në Irak, në lidhje me nxjerrjen e naftës dhe të gazit natyror në këtë vend”.

Marrëveshja u nënshkrua nga Korporata e Hidrokarbureve të Turqisë, TPAO, kompania kuvajtiane dhe koreanojugore, të cilat formojnë edhe konsorciumin ndërkombëtar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)