Investoni për efikasitetin e energjisë në shtëpinë e juaj
Prishtinë, 4 maj - Si pjesë e aktiviteteve për Ditën e Evropës për 2010, Zyra ndërlidhëse e KE-së hapi Fushatën e Vetëdijësimit të Publikut për rëndësinë dhe dobitë e efikasitetit të energjisë dhe e burimeve të energjisë së përtëritshme me seritë e shpalljeve në televizion, radio dhe shtyp. Javën e kaluar u hap një garë për gazetarët si pjesë e projektit për efikasitetin e energjisë.
Fushata e financuar nga BE-ja, e cila po e përkrah Ministrinë e Energjisë dhe Miniera në ngritjen e vetëdijshmërisë, do ti ndihmojë publikut të gjerë ta kuptojë se si efikasiteti i energjisë dhe i burimeve të energjisë së përtëritshme mundëson që njerëzit të jetojnë me më shumë komoditet dhe ti përballojnë shpenzimet më lehtë, gjersa njëkohësisht mbrojnë ambientin dhe ulin ngrohjen globale.
Renzo Daviddi, shef i Zyrës ndërldhëse të KE-së, pohoi: Efikasiteti i energjisë është shqetësimi kryesor në Bashkimin Evropian. Të gjitha shtetet anëtare janë zotuar që ta ulin emitimin e CO2 në një orvatje për ta zvogëluar ngrohjen globale, për ta shpëtuar ambientin dhe për ta ulur varësinë nga energjia. Ne po e përkrahim Kosovën që të jetë së më afër bashkimit me këto përpjekje.
Në Kosovë, punët ndërtimore janë intensive. Megjithatë, ndërtesat ndërtohen duke pasur parasysh pak ose fare shkallën e efikasitetin të energjisë. Me ndërtesa që përpijnë 40% të kërkesës për energji, sektori ndërtues është qenësor për tu ballafaquar me sfidat për zvogëlimin e konsumit të energjisë dhe uljen e emitimit të CO2.
Zyra ndërlidhëse e KE-së po ashtu po i realizon edhe dy projekte të ngjashme: njëri për krijimin e procesit të auditimit të energjisë për të siguruar informata lidhur me profilin e konsumimit të energjisë së një ndërtese apo veprimtarie; ndërsa tjetri ka të bëjë me realizimin e masave për efikasitetin e energjisë në sektorin e ndërtesave publike.