Investimet e KEDS ua ndërrojnë jetën novosellasve
Prishtinë, 10 korrik - KEDS ka vendosur trafon e re në mes të fshatit Novosellë e Ulët të Gjakovës. Kjo ka stabilizuar tensionin e energjisë elektrike, përderisa ka gëzuar tej mase banorët e fshatit.
Ndue Përvorfi nga Novosella e Ulët e Gjakovës, po përgatitej për fushatën e korrje-shirjeve. E kishte parkuar kombanjën e tij përpara shtëpisë, ngjitur me trafon e re të vendosur nga KEDS-i. Ai, tashmë ka një hall më pak. Falë investimeve të KEDS-it, tensioni i energjisë elektrike i është stabilizuar. Trafo e re e ka gëzuar atë dhe bashkëfshatarët e tij. Është bërë punë e mirë. Tensioni është rrik-tik, thotë Përvorfi. Njëjtë shprehen edhe komshinjtë e tij. Ska ku shkon ma mirë. Jam shumë i kënaqur me këtë punë. Bravo KEDS!, shprehet Anton Përvorfi nga po i njëjti fshat.
Novosella e Ulët ishte vendbanim i identifikuar me rënie të tensionit. Por, kjo punë tashmë është harruar. Pas matjeve e pamë që kishte nevojë për intervenim. Iu përveshëm punës menjëherë dhe rezultatet sot shihen. Qëllimi ynë është që të ketë energji stabile për të gjithë konsumatorët, thotë Malush Jakaj, inxhinier i prishjeve në KEDS.
Gjendja ka ndryshuar krejtësisht jo vetëm në Novosellë të Ulët, por edhe në fshatrat përreth.
Kjo, pasi KEDS ka vendosur nga investimet vetanake trafon në zemër të fshatit, por të njëjtën kohë është ndërtuar edhe largpërçuesi i ri, bashkëinvestim ky i KEDS-it dhe Komunës së Gjakovës. Largpërçuesi është i gjatë mbi 3 kilometra, përderisa nga ai kanë përfituar shërbime kualitative mbi 600 konsumatorë shërbime më kualitative dhe më të sigurta.
Këto punime janë kryer në vazhdën e investimeve që po bën KEDS-i në vendbanimet e identifikuara me rënie të tensionit. Nga ky identifikim i bërë gjatë fillimit të pranverës, deri tash KEDS ka realizuar dhjetëra projekte dhe po aq vendbanime kanë tension stabil. KEDS i ka planet e veta që të intervenojë në të gjitha vendbanimet e identifikuara me rënie të tensionit dhe ti realizojë projektet deri në fund të vitit.