Intensifikohen marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë në mbrojtjen e mjedisit
Prishtinë, 20 shtator - Në kuadër të takimeve me përfaqësues të Ambasadave të akredituara në Kosovë, sot Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr. Albena Reshitaj, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ambasadori Minxhozi duke uruar ministren për detyren e re, u shprehë i lumtur që takimin e parë me ministra të Qeverisë së Kosovës po e bënë me Dr. Reshitaj.
Ministrja Reshitaj e njoftojë ambasadorin Minxhozi mbi prioritetet e ministrisë që ajo drejton, duke përfshirë edhe realizimin e projekteve të përbashkëta mes dy shteteve tona.
Ndersa Minxhozi prezantojë përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive me 27 Nëntor, me ç’rast u dakorduan që shumë shpejtë të mbahen edhe takime tjera në nivel të grupeve punuese për hartimin e planit të veprimit për realizimin e projekteve të përbashkëta.
Intensifikimi i marrëdhenieve mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të burimeve ujore, mbeturinave, mbrojtjen e lumenjve, planifikimit hapësinor e fusha tjera që lidhen me këtë Ministri ishin çështjet kryesore të diskutimit në këtë takim.