Instituti EPIK prezanton studimin për ndikimin dhe rëndësinë e WBIF-it
Hapjen e tryezës do ta bëjnë Ministri i Financave, Bedri Hamza, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, znj. Nataliya Apostolova dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Ndërsa fjalimet kyçe për ndikimin e WBIF-it në Kosovës do të bëhen nga Menaxheri për Kosovën nga Banka Evropiane e Investimeve, Konstantinos Mastrogiannopoulos, dhe Drejtori i KfW-s për Kosovën, René Eschemann.
Sa herë në dimër e ndezni ngrohjen qendrore të TERMOKOS-it, apo bëni dush në shtëpi në Prishtinë – ju jeni duke përfituar nga një instrument me emër të komplikuar “Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor”, apo shkurtë: WBIF (Western Balkan Investment Framework).
Ndërsa nëse udhëtojmë në të ardhmen, në vitin 2025, fal WBIF-it qytetarët e Kosovës do të mund të marrin trenin në Prishtinë e të udhëtojnë nga Lisbona deri në Talin. Në eventin e radhës e kthejmë vëmendjen nga një storie e pa treguar suksesi – WBIF.
WBIF është instrument rajonal financiar që mbështet zgjerimin e BE-së dhe zhvillimin socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor duke ofruar financim dhe asistencë teknike për investime strategjike në fushën e energjisë, mjedisit, arsimit, shëndetësisë, transportit, zhvillimit të sektorit privat, dhe që nga dhjetori 2017, po ashtu në fushën e infrastrukturës digjitale.
Që nga viti 2014, WBIF ka qenë instrument kyç i zbatimi të agjendës së Berlinit - iniciativë e BE-së për avancimin e lidhjes infrastrukturore në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Portofolio momental i WBIF-it përbehet nga 162 projekte dhe 271 grante në vlerë prej €841.7 milion, me investim të vlerësuar në 16.6 miliardë euro për gjashtë sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social, transporti dhe zhvillimi i sektorit privat.
Në Kosovë, portofolio i WBIF-it përbehet nga 19 projekte dhe 31 grante në vlerë prej €110 milion, me investim të vlerësuar në €898 milion për katër sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social dhe transporti.
Investimet kyçe të WBIF-it në Kosovë janë: Projekti i Kogjenerimit në Prishtinë, Rehabilitim i Linjës X Hekurudhore; dhe Rehabilitimi I Rrjetit Ujësjellësit në Prishtinë.
Duke e njohur rëndësinë dhe kontributin e WBIF-it në procesin integrues të Kosovës, Instituti EPIK do të organizojë tryezën me pjesëmarrësit e veçantë. Po ashtu, Instituti EPIK do të prezantoj studimin për ndikimin dhe rëndësinë e WBIF-it.