Industria nxjerrëse dhe përpunuese regjistrojnë rënie
Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në: industri (B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e parë (TM1)të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2017, ka pasur një rritje në: sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 25.94 %; dhe sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 12.26 %.
Ndërsa, ka pasur rënie te: industria nxjerrëse (B) (-47.37 %); industria përpunuese (C) me (-35.85 %).
Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2017), ka pasur rritje te: furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 50.44%; dhe industria përpunuese (C) me 4.83 %.
Ndërsa, ka pasur rënie te: industria nxjerrëse (B) me (-12.15%) dhe furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (-1.73%).