India se shpejti fut në funksion centralin bërthamor "Kudankulam"
New Delhi, 17 gusht - Autoritetet që rregullojnë veprimtarinë në fushën e energjisë bërthamore në Indi dhanë leje për vënien në funksionim të reaktorit të parë të centralit bërthamor "Kudankulam", i cili po ndërtohet.
"Aktualisht reaktori ka plotësuar të gjithë parametrat e projektimit. Ka filluar përgatitja e lidhjes së tij me rrjetin", - njoftoi një përfaqësues i Korporatës indiane të Energjisë Atomike.
Sipas fjalëve të tij, India shpreson që centrali bërthamor të fillojë prodhimin energjisë elektrike para fundit të muajit gusht.