Inaugurohet projekti për efiçiencë dhe energji të ripërtërishme në QKUK
Prishtinë, 16 prill - Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) se bashku me Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) dhe i Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) organizojnë ceremoninë inauguruese të projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme.
Ky projekt përfshin rinovimin e 12 ndërtesave publike në vlerë prej 2.3 milionë euro.
Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë Ministri i Zhvillimit Ekonomik -Valdrin Lluka, Ministri i Shëndetësisë - Uran Ismaili, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë - Marco Mantovanelli dhe Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës - Basri Sejdiu.
Ceremonia inauguruese zhvillohet sot para objektit të Klinikës të Stomatologjisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).