Inaugurohet ndriçimi i rrugës që lidhë Obiliqin me fshatin Mazgit
Në këtë vazhdë zyrtar të lartë nga KEK-u dhe Komuna e Obiliqit për herë të parë të ndezin dritat e rrugës që lidh Obiliqin me fshatin Mazgit dhe meqenëse ka rastisur të jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dritat do të ndizen pikërisht në kohën e Iftarit, pra në orën: 20:17.
Sipas projektit në këtë rrugë janë vendosur gjithsejtë 143 shtylla të ndriçimit, projekti ka kushtuar mbi 40.000 ndërsa financimi është bërë nga KEK-u në kuadër të projekteve për ndihmë komunitetit në hapësirat ku KEK-u operon.