22 Dhjetor 2024

Inaugurohet ndriçimi efiçientë edhe në rrugët e Mitrovicës

Mitrovicë, 26 nëntor - Drejtues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Komunës së Mitrovicës dhe GIZ kanë inauguruar dje projektin e ndriçimit efiçientë në rrugën “Rrugën Brigada 141”, në Mitrovicë me vlerë prej 59 mijë euro me çka sigurohet një kursim i energjisë 14 mijë euro në vit. 

Në mënyrë simbolike butonin e startimit të ndriçimit e shtypën Zv.Ministi i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci, kryetari i Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, dhe përfaqësuesja e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, Gabriele Becker.

Me këtë rast, zv.ministri Koci ka theksuar se projekti për ndriçimin efiçientë të disa rrugëve në Mitrovicë është vetëm një pjesë e një pakoje projektesh që MZHE në bashkëpunim me GIZ dhe komunat përkatëse është duke zhvilluar në Kosovë.

“Ne me këtë projekt në aspektin fizik nuk po prodhojmë energji, por po realizojmë një kursim të madh të energjisë për ndriçimin e rrugëve, dhe pa cenuar kualitetin e ndriçimit kemi zvogëluar kërkesën për energji me çka kem rritur sigurinë e furnizimit me energji”, tha Koci.

Ai më tej ka falënderuar GIZ dhe komunat për bashkëpunim dhe ka nënvizuar se në Kosovë janë duke u zhvilluar një sërë projektesh të kësaj fushe  financuara nga Komisioni Evropian siç është zbatimi i masave të efiçiencës në 65 shkolla dhe dy objekte shëndetësore. Sipas tij me këto projekte ndër të tjera po plotësohen edhe detyrimet e që lidhen me afrimin e vendit me BE-në.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati e ka çmuar lartë vlerën e këtij projekti i cili u siguron qytetarëve ndriçim kualitativ duke kursyer energjisë dhe njëherit shprehu interesimin për vazhdimin e projekteve të tilla.

Nga ana saj, përfaqësuesja e GIZ, Gabriele Becker ka falënderuar institucionet qendrore dhe lokale për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e projekteve të efiçiencës duke premtuar vazhdimin e ndihmës nga GIZ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)