28 Dhjetor 2024

Implementimi i strategjisë për ndryshimet klimatike, sfidë për institucionet

Prishtinë, 13 nëntor - Kosova ende nuk është palë e Konventës Kornizë për Ndryshimin Klimatik (UNFCCC), megjithëkëtë Kosova është shtet në zhvillim dhe vend me perspektiv për anëtarësim në BE.

Kështu tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, gjatë konferencës së organizuar nga konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), me temën “24 Hours of Reality; The World is Watching”.

Ministri Ferid Agani tha se në kuadër të këtij  anagazhimi Kosova përmes MMPH-së, ka bërë një sërë veprimesh për të përmbushur nevojën për monitorimin e ndryshimeve klimatike, adaptimin ndaj tyre dhe zbutjen e ndikimeve që vijnë nga këto ndryshime.

Ai tha se në kuadër të legjislacionit nacional për ndryshime klimatike, aspektet që ndërlidhen me këto ndryshime janë përfshirë në legjislacionin mjedisor përkatës duke përfshirë Ligjin e Mjedisit, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, Ligjin e ujërave dhe ligjet tjera relevante.

Po ashtu në kuadër të luftës për ndryshimet klimatike, ministri Agani tha se është miratuar strategjia për ndryshimet klimatike 2014-2024, e cila është në përputhje me kornizën e pritshme të politikave të BE-së për klimën dhe energjinë.

Sipas tij, kjo strategji është e bazuar në konceptin e zhvillimimeve me emetim të ulët të karbonit dhe përshtatjes ndaj tyre.

Megjithatë, ministri Agani potencon se implementimi i kësaj strategjie mbetet sfidë për institucionet e Republikës së Kosovës, por që janë duke punuar në hartimin e një plani të veprimit në koordinimin me institucionet relevante.

Kjo konferencë mblodhi për diskutim autoritetet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin e biznesit, të cilët dhanë kontributin dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me atë se ku qëndron Kosova drejt përmbushjes së objektivave për zbutje dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Në vazhdim, Visar Azemi, koordinatori KOSID u shpreh, se“ndonëse për problemet klimatike, shpeshherë përballemi me kundërshti të natyrës, që Kosova është vend i vogël për të kontribuar ngrohjes globale, KOSID është i preokupuar pë rmungesën e vizionit për të hartuar politika zhvillimore që janë në përputhje me mjedisin, mirëqënien e qytetarëve.  Kjo conference që KOSID e organizoj sot është e para në llojin e vet.”

Në kuadër të KOSID, Znj. Dajana Berisha theksoj, se “statistikat e paraqitura prej Ministrit paraqesin nje situate komplekse dhe njëherazi sfiduese për shoqërinë, për të gjithë sektorët (public, sektorin privat dhe shoqërinë civile) në raport me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Kosovës.

Nga njëra anë, theksoj Berisha, Qeveria e Kosovës harton strategji për ndryshimet klimatike, në anën tjetër një minister i vetëm negocion në emër të të gjithëve nxit për një project me thëllngjill, process ky krejt i mbyllur, me mungesë të plotë transparence pa asnjë komunikim, apo process konsultimi me komunitetin në emër të të cilit ai administron pasuritë ekonomike dhe sociale. Hartimi i politikave që bien ndesh njëra me tjetrën tregon mungese vullneti dhe shkaktojnë corientim.”

Në vazhdim, iniciativa EKOSOVA, një nismë që ka dale nga “Akademia e Grave për Leadership” prezantoi të dhënat e gjetura prej hulumtimit mbi taksën ekologjike.

Në kuadr të kësaj tryeze, KOSID ka organizuar dhe shfaqjen e një inserti “livestream” mbarëbotëror të titulluar “24 Hours of Reality; The World is Watching”- organizim ky i akterëve ndërkombëtar e që ka për qëllim vetëdijësimin e populates për samitin e Parisit dhe efektin e ngrohjes globale dhe gazërave serrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)