I digjet lokali ushqimor nga energjia elektrike
Obiliq, 18 qershor - Policia e Kosovës përmes raportit ka bërë të ditur se në qytetin e Obiliqit ka ndodhur një zjarr në një lokal ushqimor me çrast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Sipas viktimës mashkull K/Sh dyshohet se, shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike.
Vlera e dëmit nuk dihet. Pritet që në vend ngjarje të dalin edhe ekspertët i zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.