Hungaria, Polonia, Sllovakia e Çekia kërkojnë gaz nga Amerika
Washington, 9 mars - Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Ceke, në një letër drejtuar kryetarit të Kongresit amerikan, Xhon Bohner, kërkuan që Uashingtoni të shtojë eksportin e gazit drejt Evropës.
Qëllimi i kësaj kërkese është që të ulet varësia e Evropës nga gazi i Rusisë. Rusia ka kërcënuar se do të ndërpresë eksportin e gazit drejt vendeve evropiane, pas thellimit të krizës në Ukrainë dhe ky kërcënim ka shkaktuar shqetësime në mbarë Evropën.
Evropa pjesën më të madhe të nevojave të saj për gaz natyror, e plotëson nga Rusia.