Hudhja e mbeturinave në rrjetin e kanalizimit, rresptësisht e ndaluar
KRU Prishtina thekson se të hedhësh gjësende të ngurta në po të njejtin rrjet, në vend se ta përdorësh shportën e mbeturinave, poashtu e ndaluar rreptësisht!
"Dikush nga ne e përdorë rrjetin e kanalizimit për secilën mbeturinë që del nga shtëpia jonë dhe për të vepruar në këtë mënyrë rreptësisht të ndaluar, është shumë e lehtë, por a është veprim i drejtë?! Jo, aspak!", thekson KRU Prishtina.
Rrjeti i kanalizimit nuk është kosh mbeturinash, nuk është i dedikuar as ndërtuar për hudhje të mbeturinave.
Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogēshti, marramendje dhe u duhet kohë të kthjellen.