Holanda do të vazhdojë përkrahjen e projekteve ambientale në KEK
Prishtinë, 26 maj - Qeveria e Holandës është zotuar se do të vazhdojë përkrahjen e projekteve ambientale në KEK.
Ky premtim ka ardhur nga ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, gjatë vizitës që i bëri projekteve ambienatale në implementim së bashku me paraardhësin e tij Henk Voskamp dhe menaxhmentin e lartë të KEK-ut.
Bosch teksa pa për së afërmi rritjen e 26 mijë fidaneve të bredhit, qarrit dhe ahut në djerrinën tek Kalaja, iu bashkua zotimit të korporatës që të shndërrohet në kompani mike ndaj ambientit.
Menaxhmenti i KEK-ut ka kërkuar nga Qeveria e Holandës që të vazhdojë me donacione dhe konsulta profesionale. Unë falënderoj donatorët si Qeverinë Holandeze dhe Bankën Botërore që së bashku me mjetet vetanake të KEK-ut mundësuan rehabilitimin e Kodrës së Hirit të TC Kosova A.
Ky projekt dhe shumë tjera në implementim do të bëjnë që ambienti ku operon korporata të jetë shumë më i pastër, tha Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj.
KEK ka në implementim disa projekte ambientale. Kosotoja totale e mjeteve që ka ndarë korporata nga mjetet vetanake është mbi 20 milionë euro, përderisa edhe mbi 15 milionë euro tjeras parashihet të investohen viteve në vijim.
Pos rehabilitimit të Kodrës së Hirit, një projekt ky me vlerë mbi 15 milionë euro, ku KEK ka ndarë 3.5 milionë euro, Qeveria Holandeze ka ndarë 3.5 milionë euro e Banka Botërore 10 milionë dollarë, KEK ka filluar mbjelljen e katër deponive të djerrinës me mijëra fidane, sikurse edhe projektin për bartjen hidraulike të hirit nga TC Kosova A, që kushton mbi 8.5 milionë euro, pre të cilave 7.5 milionë janë mjete të korporatës e 1 milion nga Banka Botërore.
Korporata nuk do të ndalet me kaq. Shumë shpejtë do të fillojë ndërrimi i elektrrofiltrave për tri blloqet e TC kosova A, fillimisht me njësinë A5 e pastaj edhe me njësitë A4 dhe A3 të cilët kapin një investim prej mbi 25 milionë eurosh. Prej tyre rreth 9 milionë parashihet të investohen këtë vit për ndrrimin e elektrofiltrit të njësisë A54 nga mjetet vetanake të KEK-ut.