22 Dhjetor 2024

Hidrocentrali i Zhurit rrezikon përmbytjen e zonave rreth Kukësit

Tiranë, 15 gusht - Një projekt i qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një hidrocentrali në afërsi me kufirin e Shqipërisë pritet të ketë impakte të forta mjedisore në zonën e Kukësit.

Hidrocentrali i Zhurit, për të cilin qeveria kosovare ka nisur zyrtarisht procedurat e tenderimit, devijon ujërat e tre lumenjve: Bushtricë, Caje dhe Orgjot, të cilët derdhen në tokën shqiptare.

“Ky është një projekt që ka impakt shkatërrues për zonën e Kukësit. Uji shkon për ndërtimin e hidrocentralit dhe në pjesën tonë mbeten vetëm ujërat e zeza të Dragashit”, thotë një inxhinier.

Konventat ndërkombëtare ndalojnë kategorikisht devijimin në mënyrë të njëanshme të ujërave nga rrjedha e tyre natyrale dhe kushtëzojnë se kjo bëhet vetëm me marrëveshje dypalëshe. “Top Channel” është interesuar në lidhje me këtë çështje pranë të dy qeverive, por ka marrë përgjigje vetëm nga Ministria kosovare e Energjetikës.

Pala kosovare konfirmon projektin dhe bën të ditur se për këtë çështje është ngritur një grup pune me ekspertë të të dyja vendeve.

Në përgjigjen zyrtare dërguar “Top Channel”, Ministria e Energjetikës së Kosovës thotë “studimet e bëra (që nga viti 1956 e deri te studimi i fundit i vitit 2009) kanë treguar që projekti i HEC-it të Zhurit ka implikime në ujërat kufitare dhe për këtë arsyeje është krijuar një grup ndërshtetëror, i cili do të studiojë dokumentacionin, si dhe do të negociojë me palën e Republikës së Shqipërisë të gjitha çështjet relevante lidhur me ndërtimin e HEC-it të Zhurit”.

Sipas qeverisë së Kosovës, grupi me ekspertë të të dyja vendeve pritet të mblidhet në fund të këtij muaji. Ndërsa tashmë është i qartë pozicioni i qeverisë së Kosovës, ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë pala shqiptare, e cila nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë çështje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)