Hidrocentrali i Kosovës, Prifti: Nuk jemi pajtuar
Tiranë, 27 gusht - Një ditë pasi qeveria e Kosovës deklaroi se do te vijojë projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit, në kufi më Kukësin, ministri Dritan Prifti deklaroi se qeveria shqiptare nuk ka dhene ende OK-ejin për këtë projekt.
Qeveria shqiptare ka ngritur një grup nderministror. Javen tjetër do këtë takim dypalesh mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk do të shihen interesat e ngushta te qeverise kosovare as te asaj shqiptare por do te shihet përfitimi i përbashket nga ky investim dhe ekspertet do të kenë fjalen e tyre për të minimizuar efektet negative, tha Prifti.
Një ditë me parë qeveria e Kosovës bëri të ditur së deri tani ka marrë 2 oferta serioze per realizimin e ketij projekti. Afati i pranimit te ofertave ka perfunduar ne date 25 gusht.
Inisiativa kundershtohet ne Shqiperi nga specialistet pasi do te demtonte eko-sistemin dhe do te nxirrte te pavlefshem 11 HEC-e te vegjel ne kete zone.