Hidrocentralet e vogla, mundësi për Sektorin Bankar në Kosovë
Prishtinë, 29 maj - Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, bashkë me Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK) ka organizuar një takim pune për bankat komerciale vendore si pjesë e një Programi më të gjerë të IFC për Energji të Ripërtërishme në Ballkan (BREP).
Në Kosovë, BREP bashkëpunon me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji me qëllim të zgjerimit të kornizës rregullative për sektorin e energjisë së ripërtërishme si dhe me investitorë vendorë e ndërkombëtarë të cilët janë të interesuar për projekte të energjisë së ripërtërishme.
Kohëve të fundit, BREP ka filluar me një trajnim të veçantë për ngritje të kapaciteteve për bankat komerciale vendore. Objektiva kryesore e përpjekjes që përmban në vete një varg takimesh të punës për bankat komerciale vendore në Ballkanin Perëndimor është të prezantohet potenciali i tregut për investime në projekte të energjisë së ripërtërishme në rajon si dhe rreziqet më karakteristike që lidhen me këto projekte.
Qëllimi kryesor i ngjarjes së sotme në Prishtinë ka qenë që para së gjithash të prezantohen shërbimet këshilluese të IFC si dhe oferta jonë për investime. Shërbimet Këshilluese të IFC kanë prezantuar një pako të veçantë për trajnime në ngritje të kapaciteteve për bankat vendore të cilat synojnë tu mundësojnë bankave vendore të vlerësojnë aplikacionet për kredi që kanë të bëjnë me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në rajon\".
\"Fundja, ne dëshirojmë të ndihmojmë bankat që të përqendrohen në përpjekje për të financuar projekte. Në anën tjetër, shërbimet investuese të IFC kanë prezantuar produkte të veçanta financiare për financimin e projekteve për energji të ripërtërishme, theksoi Neboja Arsenijević, drejtor i IFC BREP.
Takimi nga IFC-ja ishte i shkëlqyeshem, dhe me të vërtetë më hapi sytë reth kompleksitetit të detajuar të kësaj nisme. Unë mendoj se të gjithë ne në këtë dhomë nënvlerësuam sa e komplikuar dhe teknike është për të hyrë në këtë treg. Çështjet ligjore nuk janë vetëm të komplikuara, por edhe përtej ndikimit tonë.\"
\"Ne si një industri bankare kemi nevojë që IFC-ja dhe të tjerët të lobojn në emër tonë, që të kemi mjedis rregullativ në vend. Unë mendoj se ne jemi të gjithë të rinj në këtë industri, kështu që për të bërë rastin e biznesit të vlefshëm kemi gjithashtu nevojë për një ekspertizë teknike, po ashtu e tërë gjuha e biznesit të hidro energjisë është e re për ne,\" deklaroi Robert Wright Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Qëllimi kryesor është të ngrihen kapacitetet e brendshme të bankave komerciale vendore si dhe niveli i njohurive dhe të kuptuarit e zyrtarëve kreditorë vendorë, në lidhje me rreziqet teknike, juridike, mjedisore, sociale dhe financiare që lidhen me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Ballkanin Perëndimor. Përfaqësuesit e 10 bankave komerciale kanë marrë pjesë në këtë ngjarje në Prishtinë.