Harxhim masiv i energjisë në Evropën Lindore
Bruksel, 13 qershor - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është ankuar për një shpenzim masiv pa dobi të energjisë në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore.
Centralet dhe rrjetet e transmetimit të energjisë në këto vende janë vjetëruar dhe nevojitet shumë kapital për zgjerimin e infrastrukturës, i tha shefi i Bankës Thomas Mirow agjencisë së lajmeve, dpa.
BERZH, të cilën e thërrasin edhe Bankë të Evropës Lindore, shpenzon një të katërtën e buxhetit vjetor prej nëntë miliardë eurosh për projekte në fushën e energjisë.