25 Dhjetor 2024

Haradinaj: Kosova do të bëhet superfuqi energjetike

Prishtinë, 2 maj – “Qymyri është burim direkt për zhvillimin e sektorëve të tjerë ekonomikë të vendit”, ka dhënë gjatë vizitës së sotme në gjigandin energjetik të Kosovës, në KEK, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të premten (sot), ka vizituar komplekset prodhuese të termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe mihjen sipërfaqësore në Sibofc.

Gjatë vizitës në hapësirat e termocentraleve Kosova A dhe Kosova C dhe në hapësirat e mihjes sipërfaqësore, kryetari Haradinaj ka parë së afërmi punën që bëhet she ka bashkëbiseduar me udhëheqës e përgjegjës të lartë KEK-ut.

“Kosovën do ta bëjmë superfuqi energjetike në rajon. Të gjitha këto resurse dhe kjo pasuri janë garancë për zhvillimin e Kosovës\", - tha kryetari Haradinaj.

Ai, po ashtu ka përcjellur edhe me këtë rast qëndrimin e tij se \"qymyri ynë i është burim i drejtëpërdrejtë edhe për zhvillimin e sektorëve të tjerë ekonomikë në vend, dhe se platforma dhe vizioni ynë për zhvillim do të bazohet pikërisht në përpunimin dhe valorizimin e këtij resursi jashtëzakonisht të rëndësishëm, me të cilën Kosova shquhet jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)